SHOWBIZ / E Shtunë 21 Mars 2026, 12:12

Gimbo flet për Gjestin: "Ai nuk e pëlqente Selinën"/ A ka ndryshuar mendim?

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Goca dhe Gra”, DJ Gimbo nuk u ndal vetëm te përjetimet e tij personale, por zbuloi edhe reagimin e mikut të tij, Gjestit, lidhur me romancën e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

I pyetur nga moderatoret nëse Gjesti e ka mbështetur lidhjen me Selinën që në fillim, ish-banori pranoi hapur se qasja fillestare e tij nuk ka qenë pozitive.

Megjithatë, ai sqaroi se ky perceptim është transformuar plotësisht pasi ka parë përfshirjen e Gimbos në këtë raport.

Për të shpjeguar këtë ndryshim mendimi, ai theksoi:
Normal që ka ndryshuar mendim. Se ai e pa si jam unë, deshi s’deshi e ndryshoi mendimin. Tani e mbështet shumë.”

Kujtojmë se pas eliminimit nga gara këtë të martë, Gimbo ka shpenzuar kohë pranë mikut të tij, Gjestit, i cili vetëm pak ditë më parë la ambientet e paraburgimit.

Ndërkohë, Selina vazhdon rrugëtimin e saj e vetme në formatin televiziv, duke mbetur një nga personazhet më të komentuar të ditëve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE