
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë çmendur rrjetin me një foto mahnitëse së bashku.
Dy rivalët afatgjatë e kanë shndërruar në moment ikonik këtë foto gjatë gjithë karrierës së tyre.
Të dy lojtarët janë përfshirë në fushatën e fundit reklamuese për markën e modës Louis Vuitton dhe janë fotografuar të ulur përballë njëri-tjetrit në një tabelë shahu.
Mirëpo fansat e dyshes së sportistëve janë zhgënjyer nga ajo çka fshihet pas fotos së tyre.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video teksa zbulon prapaskenat e fotos së realizuar, ku shihet se dy futbollistët kanë pozuar për firmën e njohur, por në video nuk shihen në asnjë moment së bashku.
Kjo gjë ka irrituar fansat të cilët dyshojnë se sportistët nuk janë takuar së bashku dhe madje fotoja sipas tyre është montazh.
Yeah so they weren’t actually in the same room. Still goated ad fair play to Louis Vuitton ?pic.twitter.com/8FkEO04y9A
— ? WB ? (@WalidBusquets) November 20, 2022
