SHOWBIZ / E Shtunë 3 Dhjetor 2022, 17:05

Çfarë ndodhi mes kolegeve? Pas kërcimit të moderatores që u bë virale në rrjet, reagon menjëherë Aulona Musta: U bë nami atëherë për këtë çiftëzim!!!

Me shumë lezet dhe e menjëhershme ka qenë Aulona Musta në reagimin e saj për “Dancing with the Stars”. Produksioni i Dancing e cilësoi kërcimin e Megi Pojanit dhe Lori Balës si kërcimin e parë mes dy vajzave që kishte ndodhur në këtë spektakël, por në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë.

 

Në edicionin e fundit të “Dancing with the Stars” në Vizion Plus, balerina Isida Mollaymeri dhe moderatorja Aulona Musta ishin çifti parë i vajzave që kërcyen sëbashku dhe asokohe performanca e tyre u komentua nga juria e spektaklit.

Prandaj dhe Aulona Musta nuk mund ta linte pa e përmendur këtë moment. Nëpërmjet një videoje në Instagram ajo ka “thumbuar” me shumë elegancë produksionin e “Dancing with the Stars” të Top-Channel.