SHOWBIZ / E Martë 10 Shkurt 2026, 00:12

Epike! Luizi fsheh ‘bolin’ aty ku s’do ta gjejë asnjë banor (Video)

Luiz Ejlli nuk rri dot pa trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe këtë herë shënjestra e tij ka qenë simboli i marrëdhënies mes Mateos dhe Brikenës.

Pak minuta më parë, fituesi i BBV2 ka marrë arushin e famshëm “Boli”, të cilin Mateo ia kishte dhuruar Brikenës disa ditë më parë, dhe ka vendosur ta zhdukë nga qarkullimi.

Në një moment epik që ka shkaktuar të qeshura te ata që e ndiqnin live, Luizi shihet duke e fshehur arushin në lavanderi, në një vend ku vështirë se mund t’i shkojë mendja ndonjë banori për ta kërkuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Mbrëmjen e djeshme, Luizi i tregoi me ironi Mateos se ka hyrë sërish në Big Brother VIP Albania vetëm për një arsye: Për të parë Bolin nga afër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE