SHOWBIZ / E Mërkurë 18 Mars 2026, 20:08

E trishtë! Mediat shqiptare në zi! Ndahet nga jeta gazetarja e njohur në moshë të re (foto)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi, e cila u nda nga jeta në një moshë shumë të re.

Në një telegram ngushëllimi, AGK thekson se Elifja kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universiteti i Prishtinës dhe gjatë karrierës së saj kishte punuar në media të ndryshme në Kosovë.

Në vitet e fundit ajo kishte shërbyer si zëdhënëse e klubit të futbollit KF Drita në Gjilan.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares Elife Sherifi. AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në reagim.

Ndarja e saj nga jeta ka tronditur komunitetin e mediave dhe sportit në Kosovë, ku Elife Sherifi njihej si një profesioniste e përkushtuar dhe e respektuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE