
Këngëtari i R&B Brandon Smith, i njohur si B.Smyth, është ndarë nga jeta në moshën 28 vjeçare. Shkak është bërë dështimi i frymëmarrjes pas një beteje të gjatë me fibrozën pulmonare.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij me anë të një postimi në rrjete sociale. B. Smyth e filloi karrierën duke publikuar cover-a përpara se të nënshkruante me Motown Records dhe të publikonte këngë me artistë si 2Chainz dhe Future.
Ai njihet më së shumti për hitet “Win ??Win” dhe “Twerkaholic”.
