SHOWBIZ / E Hënë 5 Dhjetor 2022, 02:02

E papritura ndodhi në “Zemër Luana”, Olsi Bylyku pranon që blen klikime?

Në këtë mbrëmjë spektakli “Zemër Luana”, nën autorësinë e moderimin e Luana Vjollcës, ka dhuruar një mbrëmje plot humor, argëtim dhe performanca ekskluzive.

Në këtë natë deklaratat, lajmet ekskluzive, të qeshurat, momentet emotive, debatet, muzika dhe emocionet shumëngjyrëshe nuk kishin fund.

Një nga sfidat në këtë mbrëmje ishte “Zig-Zag”, ku kapitenët bashkë me të ftuarit duhej t’i bënin pyetje të ndryshme njëri-tjetrit.

E mesa duket Besit i kishte ardhur momenti të kishte Olsin në dorë, pasi nuk u kursye aspak në pyetjen që i bëri.

Besi iu drejtua duke e pyetur nëse i kishte blerë ndonjëherë Olsi klikimet .

Olsi u tregua mjaft i sinqertë duke pohuar fillimisht që i ka blerë klikimet e më pas u drejtua nga publiku duke kënduar një pjesë të këngevë të tij. E sigurisht i gjithë publiku vazhdoi këngën, gjë e cila tregoi që Olsi nuk i ka të blera klikimet./tvklan.al