SHOWBIZ / E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 16:04

“E keni marrë shumë seriozisht”/ Çfarë u tha Luizi banorëve të “Big Brother VIP 5” para se të largohej?

Banorët zbuluan mbrëmjen e djeshme rrengun e Vëllait të Madh me Kutinë e Pandorës së Artanit.

Pas kësaj, Luiz Ejlli la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas tre ditësh qëndrimi si “mysafir”.

Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t gjithashtu dha dhe një mesazh për të gjithë banorët përpara se të dilte nga shtëpia:

“I kërkoj falje atyre që mund t’i kem mërzitur vërtet. Doja të bëja vetëm humor. Kam kaluar shumë mirë dhe uroj të më fitoj më i miri. I uroj të gjithëve më të mirën. Fjalët e sinqerta janë: shijojeni.

E keni marrë shumë seriozisht. Seriozisht merrni Vëllain e Madh, zarfet dhe lojërat. Ju dua shumë të gjithëve”, i tha Luizi banorëve përpara se të dilte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE