SHOWBIZ / E Diel 30 Nëntor 2025, 23:11

“‘E humba respektin për të’—Reagimi i papritur i gazetares së njohur për Shpat Kasapin!”

Gazetarja dhe panelistja e emisionit “Zanat”, Paulina Nushi, ka reaguar dje pas lajmit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Postimi i saj në rrjetet sociale ka ngjallur diskutime, pasi përveç ngushëllimeve, Nushi ka rikujtuar edhe një deklaratë të vjetër të artistit që, sipas saj, kishte shkaktuar debat në publik.

Në reagimin e saj, Nushi shprehet se respekti i saj për Kasapin ishte lëkundur pas një deklarate të mëparshme ku ai, sipas interpretimit të saj, kishte folur në mënyrë të papërshtatshme për një episod të lidhur me ish-partneren.

Ajo nënvizon se kjo qasje, sipas saj, përfaqëson një mentalitet që vazhdon të ekzistojë te një pjesë e burrave shqiptarë.

Megjithatë, gazetarja shton se lajmi i ndarjes nga jeta e artistit e ka prekur, pasi është “shuar një jetë e re, një baba dhe një djalë i dikujt”.

Nushi ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e Kasapit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE