SHOWBIZ / E Martë 2 Dhjetor 2025, 19:07

Dolce trazon menjëherë ujërat mes çifteve të krijuara në “Grande Fratello”, plasin xhelozitë: “Mos ja përmend emrin asaj!”

Konkurrentja e BBVK, Dolce, ka hyrë dje në shtëpinë e “Grande Fratello”, pasi u realizua një marrëveshje mes dy formateve që po transmetohen paralelisht.

Ajo do të qëndrojë vetëm një javë në Itali, përpara se të rikthehet sërish në shtëpinë e BBVK.

Ndërkohë, banorët e shtëpisë shqiptare ende nuk e dinë këtë fakt dhe mendojnë se Dolce është larguar për shkak të një problemi familjar.

Megjithatë, hyrja e saj në “Grande Fratello” nuk është pritur me entuziazëm nga disa prej vajzave të BBVK, të cilat ndërkohë kanë krijuar romanca brenda shtëpisë. Xhelozia e tyre filloi të shfaqej që në momentet e para.

Një nga çiftet e shtëpisë po bisedonin natën, teksa qëndronin shtrirë bashkë. Djali, me një ton lozonjar, i tha partneres së tij:

Po vjen edhe Dolce tani, kështu që…”

Vajza, menjëherë e bezdisur dhe plot xhelozi, i ndërpreu fjalën duke i thënë: “Shtrihu aty!”,  një mënyrë e qartë për të mbyllur diskutimin.

Edhe çifti tjetër i shtëpisë pati skenën e vet të xhelozisë. Kur djali përmendi emrin e konkurrentes:“Quhet Dolce.”

Rasha, partnerja e tij, ia ktheu prerë: “Ti nuk duhet ta mbash mend se si quhet ajo.”

Xheloze,” – iu përgjigj ai me buzëqeshje.

E Rasha, në dhomën e rrëfimit, shtoi: “Mund ta quaje zonjushë.”

Ndërkohë, Donatella, që ishte aty, e korrigjoi: “Por quhet Dolce.”

Është shumë i bukur emri ‘Dolce’ që ta thërrasë ai ashtu.”

Donatella: “Mund të jetë një vajzë e bukur.”

Rasha: “Po kush të ka thënë që është e bukur?!”

Në një moment tjetër në dhomën e rrëfimit, Donatella tentoi të ulte tensionin:

Ne jemi ambientuar dhe do e presim ashtu siç duhet.”

Unë do e pres si të dua

Ajo do ulet me ne në tavolinë, të hajë, të pijë.

Rasha u ngrys: “Në tavolinë?!”

Donatella: “Në tavolinë. Ku ta lëmë të hajë?!”

Rasha: “Po i jep shumë rëndësi.”

Donatella: “Po si duhen trajtuar të ftuarit??!”

Rasha: “Me emocione normale.”

Dolce ka arritur të trazojë menjëherë atmosferën në shtëpinë e “Grande Fratello”. Se si do të shkojë në vijim, mbetet për t’u parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE