SHOWBIZ / E Shtunë 21 Mars 2026, 02:02

Do rroj tre ditë më shumë se ty”: Prapaskenat e lajmit që tmerroi të afërmit e Rozana Radit

Rozana Radi ka folur për herë të parë publikisht rreth lajmit të pavërtetë që qarkulloi pak ditë më parë, i cili pretendonte ndarjen e saj nga jeta.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka ndarë përjetimet e saj dhe të rrethit të ngushtë përballë këtij dezinformimi.

Gjatë bisedës, Radi tregoi se si e kishte zbuluar situatën krejt rastësisht, ndërsa theksoi shqetësimin e madh që kishin përjetuar të njohurit e saj. Mes tyre, ajo veçoi një reagim tepër të ndjerë nga mësuesja e saj e fëmijërisë.

Po bëja dush dhe kur dola më kishin ardhur mesazh. Thashë po mirë jam, pse po më pyesin të gjithë. Më ka çuar një mesazh dhe mësuesja ime e fillores: ‘Shyqyr, po dridhem, jam në punë dhe nuk po punoja dot. Shyqyr o Zot’”, u shpreh ajo.

Më tej, artistja ngriti shqetësimin për mungesën e mbrojtjes ligjore ndaj abuzimeve të tilla në hapësirën online. Ajo zgjodhi t’i drejtohet drejtpërdrejt personit përgjegjës për gjenerimin e këtij lajmi, duke dhënë një mesazh të qartë:

A kemi një ligj ne që na mbron? Nuk ka asnjë limit, ka ndodhur me shumë personazhe. I them atij personit që e ka publikuar, uroj ta kesh jetën shumë të gjatë, megjithatë, do rroj tre ditë më shumë se ty, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE