SHOWBIZ / E Shtunë 10 Dhjetor 2022, 18:06

Dje foli për ish-gruan, por sot po përflitet se po ndodh diçka mes Stresit dhe Gresës në BBVK

Stresi ka qenë së fundmi shumë i komentuar për deklaratat e tij në "Big Brother VIP Kosova", ku u shfaq i penduar për ndarjen nga Keisi dhe që pret një rikthim. Por teksa Stresi flet për ish-gruan, mediat nga ana tjetër po aludojnë se diçka po lind mes tij dhe modeles Gresa Hoti.

Pas përfundimit të spektaklit të natës së djeshme në oborrin e shtëpisë u këndua edhe një herë kënga e ditëlindjes kushtuar nënës së Stresit, dhe ndërsa të gjithë vazhduan ta mbështesin artistin, ai shkëmbeu me Gresën një puthje në faqe, por që padashje u duk si diçka më shumë. Dyshja nuk kursyen as përqafimet.

Ndërsa sot në një bisedë mes tij dhe Gresës në dhomën e gjumit, Stresi i tha që nëse ajo del, ai do qaj shumë.

“Me dal ti p.sh, ishalla nuk del o zot, kom me kajt shumë,” i tha Stresi.