SHOWBIZ / E Shtunë 21 Mars 2026, 11:11

Dalin pamjet/ Ky është momenti kur Mateo tenton ta puthë me forcë Brikenën, ajo largohet (VIDEO)

Pas shumë aludimesh dhe debatesh të forta në rrjet, më në fund janë publikuar pamjet që tregojnë saktësisht se çfarë ndodhi mes Mateos dhe Brikenës gjatë orëve të vona në oborrin e “Big Brother VIP 5”.

Siç mund të shihet nga sekuencat e shkëputura nga kamerat e shtëpisë, dyshja ka qenë duke kërcyer shumë pranë njëri-tjetrit nën ritmet e një kënge sensuale.

Gjatë këtij ndërveprimi, ndërkohë që Brikena po i dhuronte një shikim provokues, Mateo ka marrë iniciativën dhe është afruar papritur për ta puthur në buzë.

Megjithatë, Brikena ka lëvizur kokën me shpejtësi për të shmangur puthjen, është shkëputur nga krahët e tij dhe është larguar nga vendi ku po kërcenin.

Ky moment vizual vërteton dinamikën e ngjarjes që i parapriu mbylljes së Brikenës në tualet në një gjendje të rënduar emocionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE