
Dhimbja dhe pikëllimi kanë mbuluar sot Tetovën, ku mijëra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit shumë të dashur të skenës shqiptare, Shpat Kasapi.
Në mesin e personazheve publikë që morën pjesë në ceremoninë mortore ishte edhe aktori dhe këngëtari Bes Kallaku, i cili shihej tejet i prekur emocionalisht nga humbja e mikut të tij.
Në një moment që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Besi shihet duke qarë në krahët e hallës së tij, teksa mbështetet tek ajo për të përballuar dhimbjen e madhe.
Pamjet kanë prekur mijëra njerëz, të cilët mbushën rrjetet me komente ngushëlluese e falënderuese për respektin dhe afërsinë që ai ka treguar për Shpatin deri në çastet e fundit.
Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor pas një ataku kardiak në Itali, duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, të afërmit dhe publiku që e ka mbështetur për më shumë se dy dekada në skenë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
