SHOWBIZ / E Diel 20 Nëntor 2022, 00:12

Ajo tha PO, Ermal Fejzullahu marton çiftin në Më lër të flas

Puntata e sotme e "Më lër të flas" ishte e mbushur me emocione. I ftuar ishte këngëtari Ermal Fejzullahu dhe një çift i panjohur për publikun, Andi dhe Sofi.

Andi u ftua në skenë për "stand up comedy" dhe po ironizonte martesën, ndërsa askush nuk e priste që ai do t’i propozonte partneres së tij për martesë. Djali u ul në gjunjë me unazë në dorë teksa Sofi i tha "po" para një publiku të tërë.

Pasi vajza tha po, Ermal Fejzuzllahu "i martoi" dhe ndezi studion duke performuar këngën “Hajde Hajde”.