SHOWBIZ / E Shtunë 14 Shkurt 2026, 23:11

Adrola Dushi dhe Capital T zyrtarizojnë lidhjen më në fund (Foto)

Pas shumë vitesh aludime dhe thashetheme në median rozë, modelja e njohur Adrola Dushi dhe reperi Capital T kanë vendosur t’i japin fund dilemave duke zyrtarizuar romancën e tyre.

Pikërisht në ditën e të dashuruarve, çifti ka zgjedhur të ndajë me publikun foton e parë zyrtare së bashku.

Në imazhin e publikuar, ata shfaqen mjaft të afërt dhe të buzëqeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa Adrola mban në dorë një trëndafil të kuq, simbol i kësaj dite.

Ky postim ka marrë menjëherë vëmendjen e rrjetit, pasi fansat e prisnin prej kohësh këtë konfirmim nga dyshja, e cila deri më tani ishte treguar hermetike lidhur me jetën e tyre private, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE