
Dhimbja dhe tensioni nuk munguan në ceremoninë mortore të 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit Gjesti, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Vullneti, ka shpërthyer me një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke mos kursyer kritikat për disa prej të pranishmëve në varrim.
“Me ju gjujt njerit n’gaf, te vorri i vllaut te vet, disa sekonda para se me varros, por mos me shku as për kryeshnosh te shpia, veç te kta VIP-at tone e pash sot. Marre ju koft!” – ka shkruar ai.
Ky reagim ka ngjallur shumë diskutime online, ku ndjekësit ndahen mes atyre që i japin të drejtë dhe të tjerëve që mendojnë se një ditë zie nuk duhet të përdoret për akuza të tilla publike.
Per ata qe nuk e kuptojne
Ajo që ka thënë Vullneti në reagimin e tij është pak e ngatërruar, por kuptimi i përgjithshëm është ky:
Ai është zemëruar që disa persona u shfaqën vetëm te varrimi, përpara VIP-ave, thjesht për t’u dukur në sy, ndërkohë që nuk shkuan më herët te familja e Gjestit “për kryeshnosh” (pra për të bërë vizitë ngushëllimi në shtëpi, siç e kërkon tradita).
Fjala “me ju gjujt n’gaf” është një mënyrë e ashpër për të thënë “me ua përplas në sy” ose “me ua thënë troç pa dorashka”. Pra ai u shpreh hapur pa e fshehur indinjatën.

Pra në thelb, Vullneti po kritikon disa nga të pranishmit në varrim duke thënë që ata nuk respektuan siç duhet dhimbjen e familjes, por shkuan aty vetëm për sy e faqe, pranë VIP-ave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
