SHËNDET / E Premte 28 Nëntor 2025, 16:04

VIDEO/ “28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë” – Noka lë nam para gazetarëve, rrjeti shpërthen me ironi

Një deklaratë e papritur e deputetit Flamur Noka po qarkullon me shpejtësi në rrjet, duke shkaktuar reagime, ironi dhe mijëra komente brenda pak minutash.

Gjatë një prononcimi për mediat, gazetarët e pyetën Nokën për rëndësinë e 28 Nëntorit. Por përgjigjja e tij i la të gjithë pa fjalë.

“28 Nëntori është dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë…” – u shpreh ai, duke ngatërruar hapur dy ngjarjet historike më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Ndërkohë që 28 Nëntori shënon Shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali në 1912, ndërsa ngritja e flamurit nga Skënderbeu ndodhi në Lezhë në vitin 1443.

Videoja është bërë menjëherë virale, me komentues që ironizojnë situatën:

? “Skënderbeu po kthehet në histori për një deklaratë të re.”

? “Historia paska ndryshuar pa na njoftuar.”

? “Vlorë + Lezhë + 1443 + 1912 = Konfuzion total.”

Pamjet po shpërndahen me shpejtësi dhe pritet të bëhen një nga videot më të diskutueshme të ditësdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPEa diskutim dhe duhet gjykuar. Varet për cfarë shkon,