Sulmi në zemër nuk ka moshë! Kardiologu tregon shenjat dhe mënyrat e parandalimit

Kardiologu Spiro Qirko shpjegoi se sot infarkti nuk është më një problem i moshave të thyera.
“Në tre vetë, dy janë obezë, çka i bën shumë të predispozuar për sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Këto probleme po shfaqen edhe tek 30–40-vjeçarët, sidomos për shkak të mungesës së regjimit, konsumit të alkoolit, duhanit dhe shpeshherë drogës”- theksoi ai.
Çfarë është sulmi në zemër?
Sulmi në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës dëmtohet ose vdes, pasi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm. Ky oksigjen transportohet nga gjaku përmes arterieve koronare, por kur këto arterie bllokohen nga depozitime yndyrore ose mpiksje, rrjedhja e gjakut ngadalësohet ose ndalet. Ky është momenti kur ndodh infarkti, shpesh me pasoja fatale nëse nuk ndërhyhet menjëherë.
Simptomat që nuk duhen neglizhuar
Sipas Qirkos, çdo dhimbje apo shtrëngim në gjoks, edhe nëse duket e vogël, duhet të na alarmojë. “Sëmundjet nuk kanë më moshë. Çdo dhimbje gjoksi duhet të na çojë menjëherë te mjeku, për të shmangur rreziqet e ngushtimit të arterieve dhe infarktit të papritur,” u shpreh ai.
Rëndësia e kontrolleve shëndetësore
Kardiologu këshillon që pas moshës 30-40 vjeç, çdo person duhet të bëjë kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike për të parë nivelin e yndyrnave në gjak. “Kolesteroli dhe trigliceridet depozitohen në enët e gjakut, duke rritur mundësinë e infarktit. Shpesh kjo çon edhe në vdekje të papritur, që po ndodh edhe tek moshat e reja,” paralajmëroi Qirko.
Diabeti, nëna e të gjitha të këqijave
Një nga shqetësimet kryesore për shëndetin e shqiptarëve është rritja e frikshme e rasteve me diabet. “Diabeti është nëna e të gjitha të këqijave. Ai nuk dëmton vetëm zemrën, por prek edhe veshkat, shikimin dhe të gjithë organizmin. Nëse nuk kontrollohet, sjell pasoja të rënda dhe jetë të shkurtuar,” tha ai.
Qirko theksoi se obeziteti është një ndër faktorët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare. “Stili i parregullt i jetesës, ushqimi i pasur me yndyrna dhe sheqerna, mungesa e aktivitetit fizik – janë kombinimi fatal. Duhet të mësohemi që kujdesi për zemrën të bëhet pjesë e edukatës sonë,” deklaroi ai.
Sipas mjekut, alkooli është një nga armiqtë e zemrës. “Tek ne alkooli është problem serioz. Ai e dëmton zemrën duke e tkurrur ngadalë dhe duke e çuar drejt asaj që quhet ‘zemra e kaut’. Ky dëmtim prek jo vetëm muskujt e zemrës, por edhe enët e gjakut,” paralajmëroi Qirko. Po ashtu, duhani dhe përdorimi i lëndëve narkotike shtojnë ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe sëmundjeve të tjera vaskulare.
Ecja, ilaçi i thjeshtë për zemrën dhe trurin
Një këshillë praktike që mjeku dha për shëndetin e zemrës është ecja e rregullt. “Një person duhet të bëjë 10 mijë hapa në ditë, rreth 6.5 km me ecje të shpejtë, të paktën 5 herë në javë. Kjo është mënyra më e thjeshtë për të forcuar zemrën, për të ulur stresin dhe për të mbajtur trupin në formë,” sugjeroi Qirko.
Kardiologu apeloi që të gjithë qytetarët, pavarësisht moshës, të mos e anashkalojnë shëndetin e zemrës.
“Kontrolloni yndyrnat në gjak, bëni analiza për diabetin dhe kujdesuni për stilin e jetës. Kujdesi për zemrën duhet të kthehet në edukatë. Vetëm kështu mund të shmangim tragjeditë e papritura që sjell infarkti,” përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
Më të Lexuarat

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME
Mjekët italianë i shpëtuan syrin por tani…., Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli,
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Diaspora trondit Ramën e Berishën, vjen thirrja urgjente që përmbys gjithçka! Jeni dakord?
A do të sjellë protesta e së shtunës një kthesë në politikën shqiptare? Evaristo Demiraj ka folur për protestë...

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME