Ky zgjim i çuditshëm dhe i papritur për pensionet, nën një monotoni të zhvillimeve politike në vend pavarësisht ngjarjeve që kanë kulmuar edhe me veprimet e SPAK-ut në një mënyrë shumë radikale kohët e fundit, u shpreh Eduart Gjokutaj, analist i zhvillimeve ekonomike.
“Në fakt është vetëm fjala fushatë ajo që vlen, sepse në qoftë se do ishte për pensionistët duhet mbjellur nga pak e për vit. Reformat më të mëdha bëhen në fillim të mandateve qeverisëse në mënyrë që të jepet kohë për t’i zhvilluar, mësuar nga to dhe për të korrigjuar atë që duhet për qeverisjen e ardhshme.
Në fakt kësaj kohe më së shumti janë ato pjesë ku ne më së shumti i shohim si dobësi të sistemit, pra ajo mungesë e llogari dhënies po kthehet në një avantazh për ta konsideruar si diçka pozitive. Në fakt, të gjithë duam të dëgjojmë pse është lënë situata në këtë nivel në kuadër të informalitetit i cili në vëmëndjen e publikut, të paktën janë dy deri në tre momente kulmore në dekadën e fundit ku viti 2015 ishte një nisje me shumë vrull e luftës ndaj anti informalitetit në ekonomi e ndaj të gjithë atyre që përbënin rrezikshmëri për buxhetin e shtetit dhe tregut.
Në 2018 ishte një qasje akoma më e fortë e cila u angazhuan edhe ekspert nga FBI-ja, kompani të mirënjohura prestigjoze që janë marr me këtë qasje dhe angazhimi i gjithë strukturave që e kanë detyrë ta luftojnë informalitetin.
Pra, informaliteti është njohur si problematikë, asnjëherë nuk është ulur, por në momente që janë bërë aksione kanë pasur efekte afatshkurtra, të cilat kanë prodhuar edhe rezultate që i shërbejnë një qëllimi të caktuar”, u shpreh Gjokutaj.