SHËNDET / E Enjte 1 Prill 2021, 16:04

Cfarë do të ndodhë me stinën e verës a do të vijojnë përsëri kufizimet? Mjeku i njohur Arjan Mezini jep përgjigjen që s’pritej

Ndërsa sot Komiteti i Ekspertëve mori vendimin për të mbajtur të pandryshuar orën policore deri në një afat të dytë, po shpresohet shumë që me ardhjen e stinës së verës të hiqen kufizimet e orareve dhe baret e restorantet të qëndrojnë hapur. Por cili është kushti për të arritur këtë qëllim?

Mjeku pneumolog Arjan Mezini, i ftuar në ABC Neës, u shpreh se deri në qershor duhet përmbushur objektivi i 500 mijë va. ksinimeve i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

‘Me shifrat që ne kemi 40-% të infektuar në mënyrë natyrale dhe nëse realizohet ajo që thotë kryeministri që të va. ksinohen 500 mijë vete do të kemi një periudhë vere më të relaksuar. Dhënie fund është shpejt për të folur. Nëse realizohet të va. ksinohen 500 mijë veta do të ishte një gjë shumë e mirë për një verë të relaksuar.

Parë pak me optimizëm mesi i 2022 do të bënte ta ndjenim shumë pak. Sot jemi në kohën moderne nëse ka sukses va. ksinimi masiv besoj do të jetë një kohë më e shkurtër’.


Mjeku tha gjithashtu se variantet e reja në vend mund të jenë shkaku që virusi javët e fundit u shfaq më agr. esiv, duke prekur edhe moshat e reja. Ndërsa theksoi se pacientët e prekur i drejtohen spitalit kur gjendja e tyre rëndohet:

 

‘U pranua që ka hyrë varianti britanik. Ajo që vihet re është se duhet pranuar që rastet që kemi pasur kanë qenë më agr. esive. Më të rënda dhe kohëzgjatja e tyre që kanë mbijetuar ka qenë më e madhe. Flasim edhe për persona që nuk kanë sëm. undje të tjera, mund të ketë edhe një lidhje me variantet e reja.

Suksesi me të intubuarit në vendin tonë ka qenë më i ulët se në BE. Ka të bëjë kryesisht se tek ne rastet paraqiten në gjendje shumë të rëndë. Va. ksina nuk ka krijuar akoma ndikim. Janë dy faktorë ne kaluam një periudhë në javën e dytë të janarit deri në javën e parë të marsit, një ndikim kishin arsye edhe kushtet klimaterike mot i ftohtë.


Nga ana tjetër një përqindje e konsiderueshme duhet të kenë qenë të inf. ektuar me variantin. Në periudhën e pranverës temperaturat janë disi më favorizuese. Një përqindje jo e vogël me kanë kaluar vi. rusin. Diku te 40% duhet të jetë’,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.