Sali Berisha ndaj socialistët: Meritoni

Nga Class• 29 October 2026

Sali Berisha ndaj socialistët: Meritoni

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare, pasi demokratët janë ngritur dhe

 këtë herë duke bllokuar foltoren e duke i ndërprerë fjalën kryeparlamentarit Niko Peleshit.

Pasi përplasën fort me duar mbi tavolinat, duke mos lejuar kryeparlamentarin

 të vijonte me fjalën e tij, mes tensionesh fjala iu dha lideri demokrat Sali Berishës.

Duke folur për situatën aktuale që ka mbërthyer Tiranën, përplasjet mes efektivëve dhe qytetarëve që protestojnë, Berisha iu hakërrye socialistëve duke i kërcënuar ata haptazi në Parlament se janë ata që meritojnë plumba e shkopa gome, kocka të thyera e kafka të çara.

“Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, më të papara gjatë pushtimeve, në rrugët e Tiranës u thyen kockat e të rinjve, u çanë kafkat, u përdoren mjete më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarët që e shikoni këtu janë më kriminelë se ata që çajnë kafka. Meritojnë këta gazin lotsjellës plumbat e gomës kafkat e çara, kockat e thyera.”, tha Berisha.

Pas kërcënimeve të Berishës, kryeparlamentari Niko Peleshi i ndërpreu fjalën atij duke i bërë të ditur se gjatë seancës së sotme nuk do të ketë më të drejtën për të folur. Vendimi i marrë nga Peleshi, irritoi më shumë demokratët të cilët me tone të larta kundërshtuan.

Për shkak të tensioneve Niko Peleshi ndërpreu seancën plenare për 10 minuta.