“S’ka mundësi”/ Sara Gjordeni publikon videon e reagimit të Bardhit për shtatzëninë e dytë

Nga Class• 18 November 2026

“S’ka mundësi”/ Sara Gjordeni publikon videon e reagimit

Sara Gjordeni ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga momenti kur i dha partnerit të saj,

këngëtarit Bardhi, lajmin se është shtatzënë për herë të dytë.

Për t’i dhënë këtë njoftim, ajo organizoi një lojë ku ai duhej të përsëriste çdo fjalë që ajo thoshte,

 derisa ai kuptoi se familja e tyre po zgjerohej.

Krahas videos, ajo ka treguar se përpara se të mësonte lajmin kishte kaluar një periudhë me shqetësime shëndetësore gjatë muajit prill.

Ajo ka sqaruar se përballej me rrahje të çuditshme të zemrës, vështirësi në frymëmarrje dhe ankth, por vizitat te kardiologu nuk kishin dhënë një shpjegim konkret për gjendjen e saj.

Zbulimi i shtatzënisë përmes disa testeve solli gëzim dhe lehtësim pas pasigurisë me simptomat. Lidhur me këtë ngjarje, Sara ka shkruar: “Kjo video për ne nuk ishte vetëm reflektimi i ngazëllimit për një tjetër jetë që dashuria jonë po sillte në tokë, por edhe një lirim shpirtëror”.

Çifti, i cili nisi lidhjen gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 3”, tashmë ka një vajzë të quajtur Nea dhe po pret ardhjen në jetë të vajzës së tyre të dytë.

Kujtojmë se më parë Sara Gjordeni tregoi se ajo, Bardhi dhe vajza e tyre u përballën me një infeksion të syve.