Reagon nëna e Norës pas deklaratës së Arlindës: Mos e shfrytëzo vajzën time për lojë

Zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5
kanë nxitur reagimin e nënës së banores Nora Tushi.
Pas deklaratës së Arlinda Morinës, e cila i shprehu hapur pëlqimin Norës,
nëna e kësaj të fundit ka vendosur të reagojë publikisht për të sqaruar qëndrimin e saj rreth këtij raporti.
Në deklaratën e saj, ajo ka shpjeguar se Nora është rritur jashtë Kosovës në një ambient shumëkulturor me edukim për t’i respektuar të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh kombësinë apo orientimin seksual.
Sipas saj, çiltërsia e Norës mund të keqinterpretohet, pasi ajo nuk e njeh mirë mentalitetin lokal, ndërsa Arlinda është më e pjekur dhe e vetëdijshme se si perceptohen gjërat nga publiku.
Për këtë arsye, ajo i ka kërkuar Arlindës që të mos e përdorë besimin e vajzës së saj për qëllime të lojës apo për ta vendosur në situata të dëmshme. Ndër të tjera, ajo u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që të fokusohen në shfaqjen e vlerave të tyre, ndërsa vajzës së saj i ka përcjellë një mesazh mbështetës për të vazhduar rrugëtimin me pozitivitet.
Kujtojmë se pak ditë më parë regjisorja Arlinda Morina i shprehu hapur pëlqimin Nora Tushit gjatë një bisede brenda shtëpisë, veprim ky që nxiti diskutime të shumta në publik.



