Reagimi i kryeministrit belg, pasi e përqafoi Rama: Duhet të jetë shqiptari, ai të vjen …” (Video)

Nga Class• 20 November 2026

Reagimi i kryeministrit belg, pasi e përqafoi Rama: Duhet të jetë

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë një takimi mes kryeministrit Edi Rama

dhe kryeministrit të Belgjikës, Bart De Wever në prani të gazetarëve.

Teksa dy liderët ndodheshin përpara kamerave, Rama iu afrua homologut belg dhe e përqafoi nga pas.

Në këtë moment, kryeministri belg reagoi me një batutë, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

“Duhet të jetë shqiptari. Ai gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas…”, u shpreh ai para gazetarëve. Momenti u shoqërua me të qeshura.