RAMA E VULOS : Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen deri në përfundimin e mandatit të tij,
pavarësisht protestave të fundit që po zhvillohen në Tiranë.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe studentëve, Rama kritikoi protestuesit që kërkojnë largimin e tij,
duke i akuzuar disa prej tyre për dhunë dhe sulme ndaj policisë.
“Detyra më ka çuar gjithë këto vite në çdo skaj e skutë të këtij vendi. Por mes pafundësisë së ëndrrave dhe realitetit tonë kam parë se sa ndryshe është Shqipëria që nuk përfaqësohet, as nga rrugët e Tiranës, ekranet e telefonave, apo edhe televizionet e korruptuara.
Të gjithë këtë në rrugë e në Tiranë thonë se duan kokën time, kënaqen nga dhuna, por unë jam pengesa mes kësaj Shqipërie dhe asaj që ka lënë pas Shqipërinë e pazhvilluar. Unë jam dhe do të jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës sime me popullin shqiptar dhe duke mos u ardhur pas avazit atyre studentëve që shkulin bulevardin dhe sulmojnë policinë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli gjithashtu për rritjen e pensioneve, lehtësimin e kostos së jetesës dhe buxhetin e shtetit, duke theksuar se synon të qëndrojë në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit të marrë nga qytetarët.
“E kam nënvizuar gjithmonë që kur kam kërkuar mandatin e katërt, sepse synimi im është që shqiptarët gjithmonë të marrin më shumë. Ekonomia na i ka dhënë mundësinë dhe jemi zotuar që pensionet do të rriten çdo vit. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar. Jam shumë i vetëdijshëm për koston e jetesës të familjeve nga rritja e karburanteve.
Duhet që me çdo kusht dhe me çdo mjet që të ekuilibrohet. U thashë që do t’u bëja me dije masat lehtësuese për familjet e zakonshme. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë buxheti i shtetit kalon vlerën e 10 miliardë eurove. Shqipëria rritet, por edhe ekonomia e saj po ashtu. Nuk e themi vetëm ne, por e thonë të gjitha faktet dhe provat”, shtoi kreu i qeverisë.
Më të Lexuarat

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME
Mjekët italianë i shpëtuan syrin por tani…., Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli,
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Diaspora trondit Ramën e Berishën, vjen thirrja urgjente që përmbys gjithçka! Jeni dakord?
A do të sjellë protesta e së shtunës një kthesë në politikën shqiptare? Evaristo Demiraj ka folur për protestë...

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME