Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Zëri i Shpat Kasapit është rikthyer te publiku përmes një kënge
që mbart një histori të veçantë dhe emocione të forta.
Projekti muzikor “A je rahat pa mu” është publikuar nga bashkëshortja e tij,
Selvije Jao, e cila e kishte ruajtur për muaj të tërë, pa gjetur forcën për ta ndarë me publikun.
Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka zbuluar se historia e këngës kishte nisur pak para se Shpati të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”, një eksperiencë që këngëtari nuk arriti ta jetonte.
Sipas saj, Shpati i kishte dërguar katër versione demo dhe i kishte kërkuar të zgjidhte atë që i pëlqente më shumë. Ajo kishte përzgjedhur pikërisht këngën që tashmë është publikuar, ndërsa plani ishte që ajo të dilte gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”.
Por ndarja e parakohshme e këngëtarit nga jeta në nëntor të vitit të kaluar ndryshoi gjithçka.
Selvija ka treguar se rreth muajit mars ose prill, producenti Anton Prendi ia kishte dërguar këngën të përfunduar. Ajo ka falënderuar gjithashtu Arti Rec dhe Imperial B për kontributin dhe mbështetjen e tyre.
Megjithatë, për muaj të tërë, projekti mbeti vetëm për të. Dhimbja dhe ngarkesa emocionale nuk e lejonin ta ndante me publikun një këngë që tashmë kishte marrë një kuptim krejt tjetër.
“Sot, titulli ‘A je rahat pa mu’ më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër”, ka shkruar Selvija në rrjetet sociale.
Për të, publikimi i këngës është më shumë se një projekt muzikor. Ajo e konsideron si një amanet të Shpatit, një mënyrë për ta mbajtur gjallë zërin e tij dhe për t’i dhënë mundësinë publikut ta dëgjojë edhe një herë.
Kështu, “A je rahat pa mu” vjen si një kujtim emocional për këngëtarin e ndjerë, duke rikthyer përmes muzikës një pjesë të zërit dhe historisë së tij.
Më të Lexuarat

LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar!

LAJME
"Unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin“ - Çfarë "plani të poshtër" prishi Erion Braçe në Kuvend?

LAJME
Blerina Matraku shkon ne Top Channel dhe ben deklaraten e cuditshme per gruan e Adrian Hiles, del video e forte
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
SHBA/ Të sh tëna me ar më ndáj pòlícisë në Filadèlfia, vr itet një oficer dhe p lagoset kolegu i tij
Një oficer pòlície është vrárë dhe një tjetër ka mbètur i plágosur rèndë pas nj&eu...

LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar!

LAJME
"Unë jam 85-a, 84-a ishte aty për planin“ - Çfarë "plani të poshtër" prishi Erion Braçe në Kuvend?

LAJME