Policia ne kerkim te autorit

Nga Class• 28 September 2026

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe më pas i ka vjedhur një shume parash.

Sipas njoftimit të policisë, në kërkim është shpallur shtetasi F. Y., 43 vjeç, i cili dyshohet se më 26 shtator 2026 ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje dhe më pas i ka vjedhur asaj një shumë parash.

Pas kallëzimit të bërë, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.