Plagosja e 22-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja, sherri dyshohet se nisi për një borxh të pashlyer

Një borxh i pashlyer dyshohet se qëndron në themel të konfliktit mes Elvis Zirkës, 22 vjeç,
dhe Sokol Zekës (Troka), 28 vjeç, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes
me armë zjarri në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, në rrugën “Medar Shtylla”,
ku i riu mbeti i plagosur me armë zjarri dhe u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave paraprake nga hetimet, konflikti mes dy personave nuk është i momentit, por dyshohet se ka nisur më herët. Shkak mendohet të jetë një shumë parash që 28-vjeçari Zeka i kishte marrë borxh 22-vjeçarit, por që nuk ia kishte kthyer.
Gjatë dëshmisë së dhënë për grupin hetimor, Elvis Zirka ka deklaruar se njihej prej kohësh me Sokol Zekën dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh.
Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur vlerën e shumës së dhënë dhe as arsyen për të cilën i kishte huazuar paratë. Hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë që përplasjet mes dy personave të kenë nisur jashtë territorit shqiptar, përpara se konflikti të përshkallëzohej në plagosjen me armë zjarri në Tiranë.
Ndërkohë, Sokol Zeka (Troka), 28 vjeç, vijon të jetë në kërkim. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e saj.
Më të Lexuarat

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME
Mjekët italianë i shpëtuan syrin por tani…., Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli,
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Diaspora trondit Ramën e Berishën, vjen thirrja urgjente që përmbys gjithçka! Jeni dakord?
A do të sjellë protesta e së shtunës një kthesë në politikën shqiptare? Evaristo Demiraj ka folur për protestë...

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME