Një koment për të dashurën dhe gjithçka përfundoi në tragj*di?! Zbulohen detaje tr*nditëse nga vr*sja e 22-vjeçarit shqiptar!
Nga Class•
30 October 2026

Sipas prokurorisë në gjykatën Old Bailey, një koment për partneren e Ellis Anim-Annor
dyshohet se ka nisur konfliktin që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar
Lorik Abazi në Croydon, në Londrën jugore.
Pasi Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe
miqtë në një sallë bowlingu, i akuzuari dyshohet se u largua nga lokali, u kthye dhe u përball me grupin e tyre.
Në atë përplasje me thika, më 15 shkurt, Abazi vdiq në spital, ndërsa dy të rinj 21-vjeçarë u plagosën, njëri prej tyre rëndë.
Anim-Annor mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje, ndërsa procesi gjyqësor vazhdon.



