Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…

Nga Class• 28 September 2026

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vijon me ndryshimet në trupën diplomatike shqiptare.

Pas lëvizjes së Uran Ferizit nga ambasador në Londër në drejtim të misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë, radhën e kanë dy diplomatët tanë në rajon.

“Report TV” mëson se ministri Hoxha pritet të emërojë Petrit Malajn si ambasadorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Prej tre vitesh Malaj ka mbajtur postin e ambasadorit në Kosovë.

Në vend të tij në Prishtinë pritet të emërohet Denion Meidani i cili aktualisht është ambasador në Shkup.

Për këto lëvizje diplomatike të ministrit Hoxha, dy ambasadorët pritet të realizojnë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm në ditët në vijim.