Merr flakë makina në vend shkaktohet panik i madh

Nga Class• 28 September 2026

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Automjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan.

Mohohet që të jetë ngjarje e qëllimshme apo incident për shkak të detyrës, nga vetë drejtuesja e mjetit.

Hetohet pista për defekt në mjet. Paraprakisht dyshohet se makina mund të ketë qenë me impiant gazi.