Maria Bamieh, ish-prokurore e EULEX-it: Gjyqtarin që e dënoi Thaçin, Charles Smith në vitin 2014, më ka thënë: “Shqiptarët janë kafshë që duhet zbutur."

Një deklaratë e ish-prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh,
ka rikthyer në vëmendje pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është ushtruar
drejtësia ndërkombëtare në Kosovë.
Bamieh ka deklaruar se, në vitin 2014, një koleg i saj, gjyqtari Charles Smith,
i kishte thënë: “Shqiptarët janë kafshë që duhet zbutur”.
Nëse kjo deklaratë është bërë vërtet dhe në rrethanat e përshkruara, nuk bëhet fjalë thjesht për një deklaratë fyese. Një pretendim i tillë prek drejtpërdrejt parimin e paanshmërisë së një gjyqtari dhe ngre një pyetje shumë më të madhe: a mund të ketë drejtësi të besueshme kur në strukturat që duhet të garantojnë drejtësi ekzistojnë, apo pretendohet se ekzistojnë, paragjykime ndaj një populli?
Por shqetësimi nuk përfundon këtu.
Sipas deklaratës së publikuar, Bamieh pretendon gjithashtu se gjatë asaj periudhe dosjet e rastit “Kleçka” janë dërguar në Beograd.
Ndërkohë, ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, ka ngritur publikisht pretendime për ndërhyrje dhe ndikime politike në trajtimin e rasteve të profilit të lartë, përfshirë rastin “Kleçka”.
Këto janë pretendime serioze dhe duhet të trajtohen me prova, dokumente dhe hetim të plotë, jo me emocione apo paragjykime. Por pikërisht për këtë arsye, ato kërkojnë përgjigje të qarta.
Sepse kur një mision ndërkombëtar vjen në Kosovë me misionin për të garantuar sundimin e ligjit, standardi i transparencës, paanshmërisë dhe llogaridhënies duhet të jetë edhe më i lartë.
Dhe pyetja mbetet e hapur:
Kush e mbikëqyri drejtësinë që duhej të na garantonte drejtësi?
Dhe, mbi të gjitha:
A janë hetuar deri në fund këto pretendime dhe a janë dhënë ndonjëherë përgjigje të plota dhe bindëse për to? / radiokosovaelire.com
Më të Lexuarat

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME
Mjekët italianë i shpëtuan syrin por tani…., Erjon Vishkulli del nga spitali, “prek” me fjalët: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli,
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Diaspora trondit Ramën e Berishën, vjen thirrja urgjente që përmbys gjithçka! Jeni dakord?
A do të sjellë protesta e së shtunës një kthesë në politikën shqiptare? Evaristo Demiraj ka folur për protestë...

LAJME
Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË që në mëngjes për familjet Shqiptare…

LAJME
“Vd*sja fare kur Rita Lati bënte…”/ Roza: Sdo ta besoni dot cfare me kane bere ne sy te familjes se Behar Merës.

LAJME