LAJME / E Martë 14 Korrik 2026, 13:01

Zbulohet lidhja e tij me vrsësit e teknikut të kondicionerit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të kaluarën e Edmond Sulës, i cili mbeti i vrarë dy ditë më parë pas një atentati që iu bë në fshatin Bërxull të Vorës.

Sula rezulton se ka qenë më herët i arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj ngjarje e rëndë e ndodhur më 22 gusht 2019 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, Edmond Sula ishte shok i ngushtë i vëllezërve Albano dhe Bujar Kusi, në pronën e të cilëve ndodhi vrasja e Indrit Çelajt.

Në atë kohë, Sula u arrestua nën dyshimet për veprat penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve” si dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, duke u akuzuar se kishte ndihmuar Albano Kusin pas ngjarjes. Megjithatë, pavarësisht akuzave të rënda ai arriti të lirohej nga burgu.

Bashkë me Edmond Sulën u arrestuan edhe Ferdinand Bakalli dhe Luan Çakaj, të akuzuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Më pas në vijim të hetimeve në pranga ranë edhe Griseldo Kusi, Lorenc Veliaj dhe Bujar Kusi.

Ndërkohë, Albano Kusi vijon të jetë në kërkim, edhe pse ndaj tij ekziston një vendim dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës.

Vrasja e Indrit Çelajt tronditi opinionin publik në verën e vitit 2019. Sipas hetimeve tekniku i kondicionerëve kishte shkuar në biznesin e Bujar Kusit për të instaluar një sistem kondicionimi, kur pas një konflikti të çastit për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, situata degradoi në përdorimin e armës.

Ishte Griseldo Kusi ai që e qëlloi Indrit Çelajn me armë zjarri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Për këtë ngjarje, Gjykata e Tiranës dënoi Griseldo Kusin me 12 vite burg, ndërsa vëllai i tij, Albano Kusi, u dënua me 2 vite burg. Ky i fundit vijon ende të jetë në kërkim nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE