LAJME / E Enjte 25 Janar 2024, 15:03

Vrasja e Arben Lleshit, lirohen nga qelia zyrtarët e burgut të Peqinit

 

11 zyrtarët e burgut të Peqinit, të cilët u arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës janë liruar nga gjykata e Apelit.

Gazetarja Glidona Daci raporton se ndaj tyre janë caktuar masa më lehtësuese, si arrest në shtëpi e detyrim paraqitje.

Arben Lleshi u vra me armë zjarri në burgun e Peqinit më 15 dhjetor të vitit të shkuar, nga Sokol Mjacaj.

Nga ngjarja mbeti edhe Indrit Shaqja. Të gjithë personat në fjalë vuanin dënimin me burgim të përjetshëm (Lexo më shumë)./tvklan.al