LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 14:02

Vlonjati i kërkon Edi Ramës të mos japë dorëheqjen dhe e këshillon: Ndryshoni…

Në një moment kur mijëra qytetarë janë ngritur në këmbë duke kundërshtuar haptazi investimet amerikane në Zvërnec, vendasit duket qartazi që dakordësohen me projekte të tilla, për të cilat kanë shprehur dhe përgëzimet e tyre.

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama ka ndarë mesazhin që ka marrë së fundmi nga një emigrant vlonjat që jeton në Itali, i cili e përgëzon atë për qeverisjen e vendit, ndërsa ai kërkon që të mos e japë dorëheqjen për hir të të mirave që i ka sjellë vendit.

Mos e çoni as ndërmend (në Itali themi “Nemmeno Per Scherzo”) të jepni dorëheqjen! Ju dhe Partia Socialiste keni qenë ata që në vitet e fundit keni punuar për një vizion që ne të rinjve të lindur dhe/ose të rritur jashtë shtetit po na bën të ëndërrojmë. Po, po na bëni të ëndërrojmë të shpërngulemi në vendin tonë të origjinës për të ardhur të jetojmë dhe të punojmë, dhe nuk dua që kjo ëndërr të fiket pikërisht tani kur duket se është shumë afër realizimit!” i shkruan qytetari Ramës.

Më tej qytetari komenton dhe protestat që mijëra qytetarë po organizojnë prej ditësh në zemër të Tiranës për të cilat thotë se ata po bëjnë vidoe për TikTok dhe dalin duke xhiruar makinat e tyre për të marrë pak vëmendje. Ndërsa shton se vlonjatët janë dakordësuar me kohë me projektin për të cilin e falenderon kryeministrin.

Në Tiranë mund të mblidhen qindra mijëra qytetarë çdo mbrëmje dhe të protestojnë deri në pafundësi… por duhet ta dini se ju keni një mbështetje të fortë nga ata që jetojnë dhe punojnë me ndershmëri, njerëz si unë dhe familja ime! Që nuk kanë kohë as të rrinë në Tik Tok dhe të krijojnë fake neës me Inteligjencë Artificiale, por as që t’ju tregojnë se sa shumë ju mbështesim si kryeministër, sepse ndryshe nga ata që kalojnë ditët nëpër kafe, në TikTok, duke xhiruar gomat vërdallë pa kuptim me makina me xhama të zinj dhe duke u mbledhur në qendër të Tiranës çdo mbrëmje për t’u ndjerë të rëndësishëm dhe të përfshirë në diçka (edhe pse janë ata që, vetëm për të mos bërë sforcime, përjashtojnë veten nga një jetë ambicioze), ne kemi një jetë dhe ambicie për të çuar përpara. Unë dhe familja ime jemi nga Vlora, shumë afër aeroportit të ri dhe zonës së resortit të ri. Për këtë të fundit, sinqerisht, vlerësojmë shumë më tepër realizimin e tij sesa të vetë aeroportit” shkruan qytetari.

Më tej vlonjati ndalet dhe te strategjia e kundërshtarëve për të mbushur mendjet qytetarëve me fraza klishe, për çka ai sugjeron Ramën që socialistët të ndryshojnë metodën e komunikimit.

Duhet të ndryshoni metodën e komunikimit, sidomos sepse keni edhe kundërshtarë në politikë që përdorin fraza klishe për të manipuluar qytetarët, dhe është shumë e lehtë të manipulosh shqiptarët, fatkeqësisht…” vijon mesazhi i vlonjatit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE