
Pas shumë spekulimeve që pasuan ndarjen e saj nga reperi i njohur Unikkatil, emri i Vjosa Pllanës është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Sipas burimeve të Indeksonline, Vjosa dyshohet se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale dhe është parë në shoqërinë e një mashkulli, duke nxitur aludime për një lidhje të re dashurie.
Po sipas të njëjtave burime, redaksia ka siguruar pamje nga një veturë, ku Vjosa shihet pranë një personi të gjinisë mashkullore. Këto pamje kanë mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin diskutime dhe spekulime lidhur me statusin e saj aktual.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga vetë Vjosa Pllana, ndërsa as personi që shfaqet në pamje nuk është identifikuar publikisht.
Për këtë arsye, pretendimet për një romancë të re mbeten në nivel spekulimesh dhe nuk janë konfirmuar nga palët e përfshira.
Pas ndarjes nga Unikkatil, Vjosa Pllana ka zgjedhur të jetë mjaft diskrete sa i përket jetës së saj private, duke ndarë rrallë detaje personale me publikun. Megjithatë, çdo paraqitje e saj vazhdon të zgjojë interes të madh te ndjekësit dhe mediat rozë, të cilat ndjekin me vëmendje zhvillimet në jetën e saj personale.
Mbetet të shihet nëse Vjosa do të vendosë të reagojë ndaj këtyre raportimeve apo të konfirmojë zyrtarisht nëse ka nisur një lidhje të re dashurie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
