Presidentja Vjosa Osmani në një deklaratë për mediat në samitin BE-Ballkani Perëndimor u pyet lidhur me sulmet e Serbisë në veri të Kosovës.
Në fjalën e saj Osmani u shpreh se një sulm është kryer nga bandit që kanë mbështetjen e Vuçiç.
"Ne jemi në kontakt të përditshëm me kryetarin e KQZ-së dhe në veçanti koordinimeve që janë bërë me institucionet e qeverisë. Për fat të keq situata në veri eskalon për një arsye të vetme bandat e përkrahura dhe financuara nga Vuçiç kanë për qëllim të destabilizojnë veriun e Kosovës dhe vetë Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit qytetar tonin. Është me rëndësi se siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha. Tani po e presim edhe raportit përfundimtar."- tha Osmani.