LAJME / E Mërkurë 14 Shkurt 2024, 13:01

VIDEO/ Sherr me thika në Durrës, vdes rrugës për në spital 40-vjeçari! Në kërkim autori (EMRAT)

DURRËS- Halil Koka ka mbetur viktimë pas një sherri të momentit me thika mesditën e sotme në Lagjen 4 të qytetit, pranë shkollës 'Jusuf Puka'. Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin Ilir Koçilja, 34-vjeç.

Sherri fillimisht ka nisur me konfrontim fizik e më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

'Plagosi  me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit  për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje'- njofton policia.