
Nëse De Biazi nuk e bën ende gjumin e qetë, arsyeja është Berat Gjimshiti. Në kohën kur drejtonte Shqipërinë dhe në shkonim në Francë,
ish-trajneri i Shqipërisë zgjodhi që të kthente në shtëpi Gjimshitin, Shalën, Rashicën dhe Rrahmanin.
Në fund, ishte vetëm Berat Gjimshiti që zgjodhi të qëndronte te Shqipëria.
Në fakt, ndoshta ishte lojtari që e meritonte më shumë se gjithë të tjerët të mbetur në shtëpi atë biletë Europiani. Gjimshiti nuk reagoi keq, heshti. Madje as në kohën kur Panuci e la në stol.
Me ardhjen e Silvinjos, Berati mori shiritin e kapitenit dhe na dërgon në Europianin e Gjermanisë. /Sport Ekspres/
