Njëzet e tetë nga foshnjat e lindura parakohe që u evakuuan dje nga spitali Al-Shifa kanë mbërritur në Egjipt përmes kalimit Rafah.
Dr Mohamed Salama, i cili është kreu i njësisë neonatale në spitalin al-Ahli Emirates në Rafah, ku u evakuuan foshnjat, tha për BBC se ata nuk e dinin se ku do të shkonin saktësisht foshnjat kur të mbërrinin në Egjipt.
“Një komitet nga Ministria e Shëndetësisë egjiptiane do t’i marrë ata dhe më pas do të vendosë,” tha ai për BBC Arabic.
Ministri i Shëndetësisë i Egjiptit ndodhet në aeroportin El Arish, afër kufirit me Gazën.
Nga 31 foshnja vetëm 28 janë transferuar në Egjipt
Disa prindër mbërritën dje në spitalin e Al-Ahli Emirates për të identifikuar foshnjat e tyre,” thotë ai.
“Ne u kërkuam atyre të nënshkruanin një formular pëlqimi në mënyrë që foshnjat e tyre të dërgoheshin për të marrë trajtim në Egjipt. Kemi një foshnjë që është e paidentifikuar dhe prindërit e tij nuk dihen. Ai është ende këtu me ne. Vendimi për ta mbajtur atë është marrë nga ministria e shëndetësisë në Gaza pasi gjendja e tij është stabile dhe nuk ka nevojë të zhvendoset për trajtim. Dy foshnja, prindërit e tyre refuzuan t’i dërgonin jashtë për shkak të rrethanave personale”,-tha mjeku.
Dr Salama thotë se ato tre foshnja janë në një gjendje të qëndrueshme.