LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 14:02

Vdiqën dy policë brënda një nate, drejtoria e burgjeve bën reagimin

Zog Muhametaj dhe Pëllumb Vrana pësuan gjendje të rënda shëndetësore gjatë ushtrimit të detyrës. Të dy u transportuan me urgjencë në spital, por nuk arritën të mbijetojnë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja”, ku dy punonjës humbën jetën brenda pak orësh nga njëri-tjetri, pasi pësuan gjendje të papritura shëndetësore gjatë ushtrimit të detyrës. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjet e tyre dhe ka vlerësuar kontributin që ata dhanë në sistemin penitenciar.

Sipas informacionit zyrtar, rasti i parë u regjistrua në mbrëmjen e 29 qershorit 2026. Rreth orës 21:36, Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore gjatë zhvillimit të instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit.

Kolegët që ndodheshin në vendngjarje, së bashku me personelin shëndetësor të institucionit, ndërhynë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas ai u transportua me ambulancën e IEVP-së drejt Spitalit Ushtarak, ku iu nënshtrua trajtimit mjekësor. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të mjekëve, Muhametaj nuk arriti të mbijetojë.

Vetëm pak orë më vonë, rreth orës 00:00 të datës 30 qershor 2026, një tjetër punonjës i të njëjtit institucion, Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor, pësoi gjithashtu një gjendje të rëndë shëndetësore gjatë kryerjes së detyrës në ambientet e burgut.

Edhe në këtë rast, kolegët dhe infermierja e institucionit i dhanë menjëherë ndihmën e parë, ndërsa më pas ai u transportua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit, rreth orës 01:00, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Vrana ndërroi jetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar shqiptar që prej vitit 2015, ndërsa nga viti 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja”. Ai kishte arsim ushtarak dhe mbante gradën Komisar. Sipas institucionit, ai vlerësohej për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në kryerjen e detyrës.

Në të njëjtin njoftim thuhet se Pëllumb Vrana ushtronte detyrën e Teknikut të Kamerave dhe kishte dhënë kontribut në funksionimin dhe sigurinë e institucionit. Drejtoria thekson se ai kishte fituar respektin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin në punë.

Në reagimin e saj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderon kujtimin e dy punonjësve dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre në përmbushjen e detyrave të sistemit penitenciar. Institucioni u ka shprehur gjithashtu ngushëllimet familjeve të Zog Muhametajt dhe Pëllumb Vranës.

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen e madhe të sistemit penitenciar shqiptar. Gjatë ushtrimit të detyrës, dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave, me graden Kryeinspektor, humbën jetën si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore.

Rreth orës 21:36 të datës 29 qershor 2026, Zog Muhametaj, gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Kolegët e pranishëm dhe personeli shëndetësor i institucionit ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë me ambulancën e IEVP-së drejt Spitalit Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të ekipit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pak orë më vonë, rreth orës 00:00 të datës 30 qershor 2026, edhe Pëllumb Vrana, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e institucionit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga kolegët dhe infermierja e institucionit, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së. Rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015, ndërsa prej vitit 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja”.

Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në detyrë.

Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, dha një kontribut të vyer në funksionimin dhe sigurinë e institucionit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin e tij në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderon me respekt kujtimin e dy kolegëve tanë dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të vyer në përmbushjen e misionit të sistemit penitenciar shqiptar.
Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në ushtrimin e detyrës do të mbeten një shembull për institucionin dhe për të gjithë punonjësit e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të ndjerëve
Vdiqën dy policë brënda një nate, drejtoria e burgjeve bën reagimin urgjent, u kërkojmë familjarëv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE