LAJME / E Mërkurë 8 Nëntor 2023, 01:01

Vdes në spital kalimtari që u aksidentua në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Një mjet përplasi një të moshuar 87-vjeçar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në kryqëzimin e Savrës, teksa Avdyl Çullhaj ishte duke kaluar rrugën, ndërsa mbante në shpinë një ngarkesë me dru zjarri.

Në këtë moment mjeti i drejtuar nga një 38-vjeçar e ka përplasur duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqsisht nuk mundi të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.