
Një apel për solidaritet është bërë publik për Urtina Korenicën, vajzën e kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Visar Korenica, e cila prej një kohe të gjatë po përballet me një sëmundje të rëndë.
Sipas njoftimit të publikuar nga të afërmit e familjes, Urtina vuan nga një tumor dhe ka nevojë për trajtim të mëtejshëm mjekësor, i cili shoqërohet me kosto të larta financiare.
Familjarët bëjnë të ditur se, pavarësisht përpjekjeve të deritanishme, mundësitë e tyre financiare janë shteruar dhe për këtë arsye kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve për ta ndihmuar Urtinën në betejën e saj me sëmundjen.
Në apelin e publikuar thuhet se deri më tani është grumbulluar një pjesë e mjeteve të nevojshme, por ende mungojnë 10 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e trajtimit.
“Apel për ndihmë! Mirëmëngjesi të dashur miq e dashamirë. Vajza e shokut tonë Visar Korenica – Urtina, qe një kohë të gjatë vuan nga një tumor dhe ka nevojë për ndihmë financiare në përballje me sëmundjen, pasi familja më nuk po ka mundësi t’i përballojë vetë shpenzimet. Kanë mbetur edhe 10 mijë euro të grumbullohen.”
Të afërmit kanë falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve, miqve dhe mërgatës që, sipas mundësive, të ndihmojnë në sigurimin e shumës së mbetur.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund të jetë një ndihmë e rëndësishme për vazhdimin e trajtimit të Urtinës dhe për t’i dhënë familjes shpresë në këtë periudhë të vështirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
