LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 12:12

Ushtari i UÇK-së i thotë Ministres Serbe... Hajde se nuk do kem mëshirë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri – Riki, ka reaguar ashpër pas deklaratës së një ministreje në Qeverinë e Serbisë, e cila, sipas raportimeve, ka thënë se ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq është dashur të kryente spastrim etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri e ka dënuar deklaratën, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe provokuese.

Në reagimin e tij, ai shkruan:

“I respektuam ligjet e luftës deri maksimum, por prapë së prapë u tradhtuam nga shërbëtorët tuaj (shqiptarë e evropianë). Herave tjera lojën do e luajmë pa rregulla. Nëse kërkoni shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve, atëherë bëni gati kampet e refugjatëve për serbët e Kosovës në Serbi. Provojeni kur të doni e si të doni, por herën tjetër nuk do të kemi mëshirë sikur herave tjera. Ata që tentuan ta shfarosin këtë popull i kanë eshtrat në Beograd.”

Deklarata e ministres serbe dhe reagimi i Tahirit kanë nxitur diskutime dhe reagime në rrjetet sociale.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet serbe lidhur me reagimin e Ridvan Tahirit. Gjithashtu, nuk dihet nëse institucionet e Kosovës do të dalin me një qëndrim zyrtar për këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE