LAJME / E Enjte 10 Qershor 2021, 19:07

U shkarkua se bënte video dhe parada mode në zyrë/ Ja kush do ta zëvendësojë Enkeleda Kapedanin

Në krye të Gj ykatës së Elbasanit është caktuar Matilda Fetahu. Në këtë mënyrë, ajo zë vendin e Enkeleda Kapedanit, që u pezullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor prej videove në “Tik Tok” ndërkohë që ishte në ambientet e punës.


Vlen të veçohet fakti se Matilda Fetahu ka qenë në garë me Enkeleda Kapedanin në vitin 2020 për postin e kryeg jyqtares, pasi dha dorëheqjen Zihni Shahu. Kjo garë u fitua nga Kapedani.