LAJME / E Enjte 28 Mars 2024, 16:04

U konstatua duke kryer punime pa leje për ndërtimin e një objekti, procedohet penalisht

U konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse, procedohet penalisht shtetasi M.M., banues në Dibër.

Mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M.M., banues në Dibër, pasi u konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.