
Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit që i takonte të dyshuarit, Beshir Hamza.
Kështu ka raportuar ekskluzivisht gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj në një lidhje direkte nga Dragashi për emisionin “Kosova today”.
Sipas saj, viktima është goditur më shumë se pesë herë me thikë në shpinë. Ajo bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe mjeku kujdestar, i cili është nga i njëjti fshat, ndërsa nuk është dërguar ekip nga QKMF.
Kjo është konfirmuar edhe nga drejtori i kësaj qendre, i cili ka sqaruar se mjeku, si bashkëfshatar i viktimës, ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen.
“Sipas informacioneve të raportuara, konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pronës, konkretisht për prerjen e barit (kositjen), që i takonte dorasit Hamza, por që dyshohet se ishte prerë nga imami, pasi ishte paralajmëruar të mos e bënte më”.
Më herët, gazetarja Zogaj ka bërë të ditur se viktima humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë, ndërsa i dyshuari, i cili ishte në arrati, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një aksioni të gjerë kërkimi. Derisa, thika nuk është gjetur.
Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
