
Modelja dhe influencerja braziliane Luana Andrade ka ndërruar jetë nga komplikimet pas liposuksionit (Liposuksioni është heqja e dhjamit me operacion për të përmirësuar problemin e një zone të veçantë të trupit). Luana Andrade vdiq në moshën 29-vjeçare në një spital privat në Sao Paulo.
Ajo po i nënshtrohej një operacioni liposuksion me qëllim që të përmirësonte pamjen e saj për përmbajtjen e saj në rrjetet sociale. Gjatë procedurës, ajo përjetoi komplikime dhe zemra e saj u ndal afërsisht dy orë e gjysmë pas operacionit.
Hetimi zbuloi se Andrade vuante nga një emboli pulmonare, e cila shoqërohej me një trombozë. Pavarësisht se iu nënshtrua trajtimit hemodinamik, ai nuk dha rezultatet e dëshiruara, duke çuar përfundimisht në vdekjen e saj.
Luana Andrade ishte influencere me mbi 500 mijë ndjekës në Instagram. Ajo kishte lançuar markën e saj të veshjeve.
