
Një 46-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor ka nxjerrë armë zjarri, ka qëlluar një plumb ndaj zyrtarëve policorë dhe më pas është përpjekur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 01:20 në zonën e Gazi Babës. Gjatë përpjekjes së policisë së SPB Shkup për ta legjitimuar personin e identifikuar si A.P. (46), ai ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar një herë në drejtim të tyre.
Pas të shtënës, i dyshuari është larguar me shpejtësi, por pas një aksioni të shpejtë policor ai është lokalizuar dhe arrestuar.
MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
